Kompania CLEAN FAST ALBANIA shpk, e themeluar në Qershor të vitit 2016, fillimet e saj i ka në shtetin grek. Edhe pse një kompani e re në vend, ofron shërbime të certifikuara si nga shteti shqiptar ashtu edhe nga OBSH. Synimet e kompanisë sonë janë që t’i pergjigjet me korrektësi dhe eficence maksimale klienteve në një kohë rekord. Stafi i specializuar dhe mjetet e duhura bëjnë që klientët të kenë një siguri dhe garanci më shumë për cilesinë e shërbimit të ofruar. Motivimi ynë, është çelësi i suksesit për tu shndërruar në një kompani lider në sektorin e pastrimit dhe ofrimin e shërbimeve DDD.